sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dovedan: Dominuam, por na mungoi goli, për gjykimin do të flas kur ta shoh në televizor

Bylisi i është dorëzuar një penalltie shumë të diskutueshme ditën e sotme. Ballshiotët kanë luajtur mirë, por barazimi nuk ka ardhur dhe në fund ndeshja është vendosur nga ajo penallti e shndërruar në gol nga Shkurtaj në pjesën e parë. Pas ndeshjes, shkurt si gjithmonë, për “Super Sport” foli trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan.

“Luajtëm dhe dominuam, por për fat të keq na mungoi goli. Nuk mund të them asgjë për rastet pa i parë edhe një herë se nuk i kam parë. Sot dëshironim vetëm të fitonim. Ne në çdo ndeshje që bëjmë hyjmë në fushë vetëm për fitore.

Arbitrimi? Nuk mund të them asgjë nëse nuk e shoh në televizor përsëritjen. Ne sot kërkonim vetëm fitoren. Jo vetëm sot, por çdo ndeshje ku luajmë synojmë vetëm fitoren”, u shpreh Dovedan. /vipsport.al/