sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dovedan: Bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, Bylisi guxon edhe jashtë

Në Ballsh tashmë e kanë të gjithë mendjen te sfida e radhës në kampionat me Kukësin. Sfida luhet sot, në orën 17:00 në “Elbasan Arena”, ndërsa trajneri Veljko Dovedan ka folur duke pohuar se:

“E dimë që kemi ndeshje delikate por duhet që të ruajmë ritmin dhe t’i marim ndeshjet me radhë. Unë i komplimentova djemtë pas Skënderbeut por tashmë e kemi të qartë që të përqendrohemi te kampionati, sepse edhe nga aty shkon në Europë dhe diferencat nuk janë shumë të mëdha”.

“Me një apo dy ndeshje shkon sipër kështu që ne duhet që të jemi të fortë edhe ndaj Kukësit të ruajmë këtë ritëm e pse jo të synojmë rezultat pozitiv sepse i kemi të tëra mundësitë”, – tha Dovedan, trajneri i Bylisit që këtë sezon, ashtu si një vit më parë në Superiore është duke bërë një punë mjaft të mirë me Bylisin.

E.S./Vipsport.al/