sex hikayeleri porno izle kartal escort

Doka zbulon të ardhmen dhe klubin ku do luaj: Edhe këto ndeshje jam me Tiranën

Albi Doka ka zbuluar në Proçesin Sportiv se këto ndeshje do të jenë të fundit me fanellën e Tiranës. Mbrojtësi shprehet se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së HNK Gorica, ndërkohë që shpreson se më pas të mund të shkojë edhe në një kampionat më të mirë. Sa i përket kampionatit, Doka beson se mund të mbyllet në ndeshjen e kësaj jave, atë ndaj Kukësit.

Doka, si jeni, si është sezoni? “Mirë, top si kampiona që jemi. Ka shkuar mirë me ardhjen e Egbos, po i shohim një nga një ndeshjet. Besoj se do mbyllet në këtë javë”..

Pjesaa e dytë? “Kur u futën në dhomat e zhveshjes presori na tha se ju jeni ato që keni kthyer edhe herë të tjera ndeshje dhe ne u motivuam shumë. Ata ranë fizikisht në të dytën, ata u kthyen pas dhe ne sulmuam shumë”.

Kartoni i verdhë- “Kisha tre kartonë të verdhë, i thashë të më falte por tani mungoj në ndeshjen me Kukësin”.

Mos e more vetë kartonin që të mos përballeshe me Abazaj- “Kisha më shumë dëshirë të luaja në ndeshjen e radhës dhe Abazaj më mori në telefon dhe më tha se e dinte që do të mungonte”.

Merkato- “Edhe me këto ndeshje jam me Tiranën dhe më pas largohem në Kroaci. Do luaj me HNK Gorica. Plani është të luaj jashtë dhe të bëj sezone të mira dhe të shkoj më larg se Kroacia”. /VipSport.al/