sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Do të kryejmë testimet”, Tirana konfirmon masën e Ministrisë së Shëndetësisë

Pak orë më parë qarkulloi lajmi se Tirana do të kryejë testet për Covid-19 si masë për mospërhapjen e koronavirusit. Tani është e konfirmuar dhe është vetë klubi bardheblu, që e konfirmon përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Kjo masë nga ana e institucioneve shëndetësore vjen pas ndeshjes me Bylisin, ku sulmuesi Eridon Qardaku është konfirmuar i infektuar.

Testimet do të kryhen ditën e nesërme paradite dhe të djelën do të vijnë përgjigjet e testeve. Përgjigjet e analizave do të jenë të rëndësishme për rinisjen e kampionatit, pasi në rast të infektimit të lojtarëve bardheblu, do të krijohej një situatë kaotike dhe shumë e vështirë.

Postimi i Tiranës:

KF Tirana ka marrë sot njoftim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, të kryhet testimi për Covid-19 për të gjithë skuadrën që ka marrë pjesë në ndeshjen FK Bylis – KF Tirana.

Testimet nga KF Tirana do të kryhen ditën e shtunë paradite, ndërkohë që skuadra gëzon shëndet të plotë dhe vazhdon përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Luftëtarit. /vipsport.al/