sex hikayeleri porno izle kartal escort

Do largohet nga Barcelona, zbulohet destinacioni i ri i Ivan Rakitiç

Ka kaluar periudhën më të suksesshme të karrierës te Barcelona, por kësaj aventure po i vjen fundi. Ivan Rakitiç pritet të largohet këtë verë nga klubi katalanas. Mediet spanjolle bëjnë me dije se kroati është në ditët e fundit në Barcelonë dhe pas mbylljes së sezonit aktual ai pritet të ndërrojë ekip.

Familja është shumë e rëndësishme për mesfushorin dhe fakti që gruaja e tij është nga Sevija pritet ta kthejë mesfushorin në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Barcelona kërkon blerës për të, ndërkohë që ka provuar ta fusë në tratativat me Interin për Lautaro Martinez.

Kroati nuk ka pranuar të vendosë klubi për të ardhmen e tij dhe ka kërkuar të kthehet te Sevija. Kontrata e tij me Barçën përfundon verën e vitit 2021 dhe drejtuesit e klubit spanjoll do të mundohen të mbyllin marrëveshjen këtë verë për të mos e lënë të largohet me parametra zero. /vipsport.al/