sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dita: Viti më i mirë për gola, për të ardhmen do ulem në tavolinë me Takajn

Bruno Dita ka qenë një nga protagonistët e suksesit të sotëm të Skënderbeut ndaj Partizanit dhe e mendon si një fitore të vështirë në një duel të barabartë. Në “SuperSport” ai e pranoi që ishte viti më i mirë i tij, ndërsa la gjithçka të hapur për të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni.

“Është e vërtetë që kam bërë 6 gola, kisha bërë 5 para 4 vitesh. Ky është më i miri me gola, do bëj maksimumin që të jap akoma edhe me shumë për ekipin e të rritemi sa më shumë në renditje.

Goli është i punuar në stërvitje dhe shkoi mire. Ishte në krahun e kundërt, ishte Krasniqi në krah, pashë zonën dhe e sulmova, fati që erdhi topi siç e desha.

Është e vërtetë që pjesën para të skuadrës e kemi të shpejtë e teknikë që të hapin probleme. Por jemi grup dhe e prisnim që Partizani të lunate ashtu, kemi parë videot e ndeshjeve të tyre dhe mendoj se ishte ndeshje e barabarte deri diku, por rastet i shfrytëzuam në maksimum dhe na buzëqeshi fati ne.

Unë do të bëj maksimumin sa kam kontratë me Skënderbeun, do të jap më të mirën nga vetja. Pastaj mbetet për t’u parë kur të mbarojë kontrata, më parë do të ulem të flas me presidentin Takaj, varet nga gjyqi që është në qershor apo nëse shtyhet, por do të jap maksumin për Skënderbeun për sa kohë që jam këtu”, tha Dita. /vipsport.al/