sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dita: Realisht e kam prekur topin me dorë, por është e drejtë që arbitri nuk akordoi penallti

Futbolli në Shqipëri u rikthye në ditën e djeshme, ndërsa së bashku me të u rikthyen edhe polemikat, të cilat ishin në disa sfida të Superiores. Një moment u regjistrua edhe gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Skënderbeut, ku Bruno Ditës i bie sfera në dorë.

Por, ajo që e shpëtoi mesfushorin ishte fakti që më parë topi preku këmbën e tij dhe më pas përfundoi në dorë. Në një intervistë për Fax Sport, Dita pranon prekjen me dorë por thekson se arbitri bëri mirë që nuk akordoi 11-metërsh, edhe pse ai vetë për një moment mendoi se shkaktoi penallti.

“Normalisht u ndjeva shumë i lumtur pas golit. Plus që vinim nga kjo ndalesë e gjatë 2 mujore dhe mendoj se e nisëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Polemikat për penallti? Po është e vërtetë që topi më ka rënë në dorë. Por topi fillimisht më ka rënë në këmbë dhe pastaj në dorë, e cila është e hapur dhe kjo është e vërtetë.

Për momentin aty mendova se arbitri e dha penallti, por fatmirësisht që nuk e sinjalizoi sepse loja mund të merrte edhe rrjedhë tjetër. Realisht e kam prekur topin me dorë, por duke parë që në fillim topi godet në këmbë pastaj në dorë me rregullore besoj se është e drjtë që arbitri nuk e dha penalltinë. Kështu është rregullorja”, u shpreh Dita. /VipSport.al/