sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dita e Superiores/ Kryesuesit në transfertën delikate, Partizani dhe Skënderbeu diskutojnë Europën

Sot është dita kur futbolli rikthehet edhe në Shqipëri pas një ndërprerje për më shumë se dymujore për shkak të koronavirusit. Kategoria Superiore nis menjëherë me disa sfida të “nxehta”, të cilat mund të rezultojnë vendimtare për objektivat e klubeve. Kështu, kryesuesit e Tiranës udhëtojnë në transfertën e Ballshit, ku i pret Bylisi.

Kryeqytetasit janë në vendin e parë të klasifikimit të shkëputur me nëntë pikë ndaj ndjekësve të Kukësit, mirëpo një start negativ do të rihapte edhe njëherë garën e titullit. Nga ana tjetër, ballshiotëve iu duhen tre pikët pas rezultateve negative në kohët e fundit, ndërsa synojnë edhe një vend në Kupat e Europës.

Por, Europën e synon edhe Partizani me Skënderbeun që sot përplasen në kryeqytet. Të kuqtë janë pas korçarëve në klasifikim dhe kanë mundësinë për t’i arritur ditën e sotme me anë të një fitore. Mirëpo, të besuarit e Dajës e kanë theksuar shpeshherë se nuk mendojnë për dënimin nga UEFA dhe kërkojnë një nga tre vendet e para. Një përballje direkte për Europë është edhe ajo mes Laçit dhe Teutës. Kurbinasit kanë avantazh me vetëm një pikë dhe gjenden në vendin e tretë, ndaj pritet një luftë e fortë sportive.

Ndërkohë, Kukësit i duhet të bëjë detyrën ditën e sotme në ndeshjen përballë Luftëtarit. Verilindorët luajnë në Elbasan përballë gjirokastritëve të cilët tashmë e kanë marrë rrugën për në Kategorinë e Parë, megjithatë në fushë zbresin pa presion teksa lojtarët bluzinj kërkojnë të promovojnë cilësitë e tyre. Sakaq, i sigurt drejt Kategorisë së Parë është edhe Flamurtari që ditën e sotme pret në shtëpi Vllazninë. Edhe shkodranët kanë problemet e tyre me çështjen e pagave, por kanë marrë përsipër të zbresin në fushë dhe tre pikët në këtë sfidë janë detyrim për kuqeblutë. /Egi Cabeli-VipSport.al/

Ndeshjet:

17:00 Bylis-Tirana

17:00 Laçi-Teuta

17:00 Kukësi-Luftëtari

17:00 Flamurtari-Vllaznia

20:00 Partizani-Skënderbeu