sex hikayeleri porno izle kartal escort

Diskutohet pjesëmarrja në Europian, në Kosovë zbulojnë kur do luhet ndeshja me Maqedoninë

Më 26 mars Kosova kishte planifikuar të luante ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, e vlefshme për një vend në finalen e Play-Off për kualifikimin në Kampionatin Europian. Pandemia erdhi e na “pushtoi” dhe UEFA vendosi ta anulojë këtë ndeshje për ta vendosur të luhet në një moment të dytë.

Pas kësaj, Euro 2020 u shty për vitin tjetër, pasi u bë e pamundur që të zhvilloihej në gjendjen e pandemisë. Kështu, ndeshjet Play-Off nuk janë zhvilluar akoma dhe do të duhet të vendoset një datë dhe orar kur do të vendoset skuadra, që shkon në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve.

Edhe pse nuk ka një vendim të saktë dhe zyrtar, në Kosovë kanë zbuluar se kur do të luhet sfida e shumëpritur me Maqedoninë e Veriut. Është zëvendëstrajneri i dardanëve, Muharrem Sahiti, i cili për “Super Sport Kosova” tregon se kjo ndeshje do të luhet në muajin tetor.

Mbetet për tu parë situata, por ka shumë mundësi që kjo ndeshje të luhet në praninë e tifozëve, ku duhet të themi se është planifikuar të zhillohet në stadiumin kombëtar të Maqedonisë. Deri atëherë le të shijojmë mbylljet e kampionateve dhe Champions League nga televizori. /vipsoort.al/