sex hikayeleri porno izle kartal escort

Devolli: Në Ballsh nuk fitojnë shumë ekipe, si javë e parë ishte e kënaqshme

Bledar Devolli është tashmë pa një skuadër pasi u tërhoq nga drejtimi i të rinjve të Tiranës, megjithatë së fundmi ka dhënë një mendim mbi rikthimin e futbollit në Superiore. Devolli thekson se si javë e parë pas ndërprerjes së gjatë ishte e kënaqshme, ndërsa vlerëson edhe triumfin e Tiranës në Ballsh, ndaj Bylisit.

Java e parë pas pandemisë – E rëndësishme është që filloi futbolli. Si javë e parë ishte e kënaqshme. Edhe golat e shënuar ishin si në ato javë që futbolli ishte i rregullt. Ka qenë një javë e mirë për ekipet.

Fitorja e Tiranës – Ishte fitore e rëndësishme për Tiranën, drejt rrugës që ka nisur. Në Ballsh nuk ka shumë ekipe që fitojnë, madje kanë dalë të humbur. Ishte fitore e rëndësishme për Tiranën për çështjen e titullit.

Flamurtari – Një ekip me emër të madh si Flamurtari, nuk është e mirë të zbresë nga kategoria. Por, kanë rënë ekipe edhe më të mëdha. Pa lekë nuk bëhet futboll, ndaj kjo po i ndodh Flamurtarit.

Kriza financiare – Duhet të bëhet ligji i sportit sa më shpejt, që të futen biznesmenë të fuqishëm në botën e sportit. Në momentin që s’po bëhet ligji, biznesmenët nuk kanë interes të futen në botën e sportit. /VipSport.al/