sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dëmtimi i Higuain ndryshon Juventusin, “9” e vetme që i mbetet Sarrit është ajo e Shqipërisë

Problemet e Gonzalo Higuain kanë bërë që te Juventusi të përjetohet me alarm situata para rifillimit të aktiviteteve në Itali. Argjentinasi nuk do jetë gati për duelet e Kupës dhe tashmë vihet në dyshim edhe prania e tij në ndeshjen e pare të kampionatit ndaj Bolonjës. Situatë aspak e mirë për Sarrin i cili preferon një 9 të mirëfilltë e tani do të jetë i detyruar të kthejë sytë nga pankina ku alternativa e vetme është një futbollist i Shqipërisë.

Xhiakomo Vrioni iu bashkua Juventusit në janar për të luajtur me ekipin U23 të bardhezinjve, e ndonëse deri tani është aktivizuar me pikatore për shkak të disa problemeve fizike, Juventusi e ka kaluar shpesh në stërvitje me ekipin e parë. Djaloshi i talentuar që ka pasur mundësinë të luajë edhe me Kombëtaren A, gjatë javëve të fundit ka qenë në dispozicion të trajnerit Sarri me ekipi e parë, duke u stërvitur përkrah profesionistëve.

Tashmë ai e sheh veten alternativë të vetme që i mbetet trajnerin për rolin e një “9” të mriëfilltë, pasi pjesa tjetër janë futbollistë të akademisë. Ndaj në rast se Sarri do të jetë i detyruar të hedhë një sulmues tipik në fushë në këto ndeshje të para ku mungon Higuain, Vrioni do të jetë alternativa e parë dhe nuk është çudi që të ketë minuta në fushë me “Zonjën e Vjetër” shumë më shpejt sesa mendohej. /vipsport.al/