sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dede: Tiranës i erdhi momenti për titull, për barazim në Ballsh. Problemi i Kukësit janë të huazuarit

Nevil Dede, ish-kapiten i Tiranës, mendon se bardheblutë janë në rrugën e duhur për të shkuar te titulli kampion. Në studion e “Pressing” ai argumentoi se skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo kishte shumë gjëra në rrugën e duhur për ish-ekipin e tij.

“Nëse do të marrim çfarë do të bëjë Tirana në përgjithësi, ka shumë gjëra në favor si diferencën e pikëve, plus që ka ardhur momenti dhe në futboll është i rëndësishëm. Në planin e dytë mendoj se Bylisi është pak më i favorizuar për vetë karakteristikat, ka organizim dhe skuadrën agresive. Nëse arrijnë të bëjnë diçka në këtë ndeshje, futen në lojë përsëri në Europë, plus mund të arrijnë më shumë gjatë këtij seozni. Ka qenë skuadër fizike, me ritmin që ka pasur Bylis, ka gabuar gjithë shkurtin. Nëse nuk do të gabonte në shkurt do të ishte te Laçi. Do ta shohim se Tirana shkon edhe për barazim atje, se me 7 pikë vazhdon të luajë për kampionatin.

Kukësi? Ka lojtarë të huazuar, bëhet fjalë për dëmtimet, mendojnë për të ardhmen, mendojnë “po u dëmtova ku do të shkoj”. Ka shumë dilema, këto janë minuse që ka Kukësi. Por realisht ata shpresojnë, e shoh se janë organizuar, janë grumbulluar që ditën e parë, ata stërviten në Elbasan dhe serioziteti i madh i klubit tregon që do e vlerësojnë dhe provojnë deri në fund nëse e arrijnë apo jo”, tha Dede. /vipsport.al/