sex hikayeleri porno izle kartal escort

Daja: Stërvitjet e paligjshme të të tjerëve nuk janë të drejta, por nuk do i përdorim si justifikim

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, tregon se skuadra e tij prej dy javësh përgatitet me shpresën që të kthehet në fushë në formën që ka pasur para ndërprerjes. Edhe pse pranon që do të jetë e vështirë se të tjerët janë stërvitur më parë se korçarët, në “Pressing” ai deklaroi se kjo nuk do të jetë justifikim për skuadrën e tij.  

“Para se të flas për rifillimin e kampionatit, do të doja që të prekja një moment se në familjen e Skënderbeut është ndarë nga jeta, Doriani i akademisë, i cili humbi luftën për jetën me sëmundjen e rëndë për jetën që kishte. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje tragjike të Dorianit.

Të parashikosh në këtë situatë të vështirë është shumë e vështirë për shumë faktorë, nuk dihet forma e ekipit. Edhe në kushte normale rifillimi është shumë më i vështirë se starti, jo të gjithë ekipet kanë pasur kohën e barabartë për të përgatitur këtë rifillim. E rëndësishme është që rinis kampionati se në fund ishte një mungesë për të gjithë komunitetin sportiv dhe të futbollit. Mendoj se nuk mund të parashikosh që do i shërbejë X apo Y ekipi se duhet parë situata në dinamikë. Ndeshjet do të jenë shumë të ngjeshura dhe javë pas jave do të kemi oshilacione për shkak të përgatitjes së munguar.

Tiranës do t’i japin pikët qetësi se ndoshta të bëjnë edhe ndonë hap fals, nëse ndjekëset si Kukësi apo grupi i ekipeve më poshtë do të kenë të njëjtën gjendje. Tirana i ka shanset më të mëdha por kjo nuk do të thotë që në 10 javë kampionat me 30 pikë çdo gjë është e siguruar. Por diferenca prej 9 pikësh është ajo që mendoj se Tirana duhet ta shfrytëzojë dhe të jetë e kujdesshme në transfertën e vështirë që ka në Ballsh.

Ne kemi filluar stërvitjen para dy javësh dhe për një periudhë kaq të gjatë ndërprerje është shumë e vështirë të fusësh ekipin në formën e duhur se në ndërprerjen e kampionatit gëzonim formë shumë të mire. Mendojmë se me kontingjentin që kemi me lojtarët me eksperiencë dhe në këtë kampionat e temperature të larta që do të ketë në qershor e korrik, të kombinuar me energjitë e gjysmës së ekipit që ka një moshë 20 vjeç e poshtë. Shpresojmë të vazhdojë në atë lojë që ishte para ndërprerjes duke menaxhuar me kujdes ndeshje pas ndeshje energjitë dhe cilësinë që kemi brenda grupit.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes kemi provuar disa alternative, kemi edhe nesër ditën e fundit, por formacioni kundër Partizanit është konsoliduar dhe shpresojmë të kemi adaptim në atë pozicion për të minimizuar në maksimum mospraninë e Meksit që ka qenë titullar e ka luajtur gjatë gjithë sezonit në të djathtë.

Stërvitjet ilegale? Jetojmë në një vend si Shqipëria ku marrja e informacionit është e lehtë. Nuk është e drejtë, por nuk e kthejmë mbrapsht, nuk janë një apo dy javë si Skënderbeu që ka nisur më vonë se të tjerët, por kthehet në 2 apo 4 javë , janë dy javë para ekipe të tjera që kanë filluar. Por nuk do të justifikohemi me këtë gjë, por do të shohim të vazhdojmë ecurinë pozitive që kishim para ndërprerjes meqë e dimë që është shumë e vështirë”, tha Daja. /vipsport.al/