sex hikayeleri porno izle kartal escort

Daja: Rënia normale, ne sot ishim me çerekun e ekipit. Asnjë koment për Shkëndijën

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, mendon se përmbysja e sotme e Tiranës ishte normale dhe e ndikuar nga situata në ekip. Në “SuperSport” ai nuk pranoi të fliste rreth ofertës që i është bërë nga Shkëndija e Tetovës.

“Ne sot ishim me çerekun e ekipit, vinim nga një ndeshje të enjten që kemi luajtur 90 minuta rraskapitëse. Nuk kishim 6 lojtarë, Jashanica dje filloi stërvitjen e Pollozhani gjithashtu, mungesë e rëndësishme ishte Bregu. Me të gjitha këto pjesa e dytë natyrshëm që do të kishte rënie. Në start ishin 3 lojtarë 20-vjeçarë që bëjnë boshtin e ekipit. Kanë minutazh të plotë, nëse do të kishim alternativa të tjera, do të kishim një tjetër freski në pjesën e dytë.

Vijmë nga ndeshja e të enjtes që shpenzuam shumë energji, të të mungojnë të gjithë lojtarët me eksperiencë në tre repartet…. Natyrshëm që ndodh, po të shohësh golin ishte në shtyllën e dytë, ishte mosmbulimi i mirë i lojtarit që arnuam si mbrojtës i djathtë dhe këto natyrshëm nuk I përballojmë dot kur një ekip kishte gjithë javën të përgatitë ndeshjen dhe ka kontingjent të madh lojtarësh.

Akord me Shkëndijën? E para nuk është mirë që të dalin lajme një ditë para ndeshjes me Tiranën. Jam trajneri i Skënderbeut e vazhdoj të jem deri në fund, se çfarë ndodh më mbrapa do ta shikoni, shpresojmë të vijë një përgjigje pozitive nga Zvicra. Nëse keni pyetje për Skënderbeun bëjini, për të tjerët nuk e bëjmë këtë lloj konfirmimi.

Ne jemi këtu për të përfaqësuar një ekip që doni, s’doni, ka bërë historinë e futbollit shqiptar, jo këtu, por në Europë. Jemi për të dhënë përgjigjet për fushën, klubi ka pajtuar edhe zyrë avokatie, gjërat janë të ndara, nuk kam çfarë të flas unë për çfarë po ndodh atje”, tha Daja. /vipsport.al/