sex hikayeleri porno izle kartal escort

Daja paralajmëron: Pa tre pikë me Flamurtarin, zbehim fitoren me Partizanin. Duhet rotacion

Skënderbeu ka qenë një nga skuadrat e Superiores që ka bërë rezultatin më të rëndësishëm të këtij rifillimi me atë sukses ndaj Partizanit. Por për trajnerin Ilir Daja, nëse ekipi nuk merr fitore edhe ndaj Flamurtarit, triumfi në kryeqytet nuk do të ketë të njëjtën vlerë. Tekniku paralajmëroi në një prononcim për RTSH se ekipi duhej të jepte maksimumin në këtë duel për vazhdimësinë, ndërsa theksoi gjithashtu se shumë shpejt do të duhej te mendonte për rotacion në skuadër.

“Kthimi në fushë nuk ishte aspak i lehtë. Ajo që ishte pozitive ishte rikthimi i serive të fitoreve aty ku e kishim ndërporerë kampionatin para panedemisë dhe kjo nëse nuk shqoqërohet në vazhdimësi edhe me fitore të tjera, nuk shkojmë te tre pikët me Flamurtarin, ndoshta zbehet ajo fitore aq e rëndëishme me Partizanin.

Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë se jo vetëm Skënderbeu, por edhe të gjithë ekipet që kanë patur të njëjtën shkëputje si Skënderbeu e të njëjtën periudhë kohore si ne brenda nëj jave, do të kenë oshilacionet e tyre. Ajo që duhet të bëjmë ne ndoshta është një farë rotacioni. Ndoshta jo në ndeshjet e para, duke i vënë theksin prezantimit të ekipit në këtë pejsë të dytë që të jetë sa më i mirë, por do të jetë një moment që do të duhet të bëjmë një rotacion.

Vështirësia ishte se ai dënim për mospjesëmarrje në Europë sigurisht që në një farë mënyre ndikon te ekipi. Por ne të gjithë kemi parë punën tonë brenda fushës dhe klubi po merrte me pjesën tjetër për të marrë një përgjigje pozitive në Gjykatën Federale të Zvicrës”, tha Daja. /vipsport.al/