sex hikayeleri porno izle kartal escort

Daja: Nuk është ndjesi e veçantë të mundësh Partizanin, nuk synoj kombëtaret e moshave

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka qenë i lumtur për suksesin që skuadra e tij regjistroi ndaj Partizanit, një ekip me petkun e kampionit. Në “SuperSport” ai deklaori se ekipi e meritoi pikërisht për shpirtin e sakrificës që dha në fushë.

“Dihet që rifilimi është më i vështirë se fillimi nga e para se kur rifillon duhet të prezantohesh në nivelin që e ke ndërprerë. Kjo ishte më e mira e paraqitjes tonë, se vazhduam serinë e fitoreve, ishte e 6 radhazi, ndaj Partizanit kampion në fuqi e merr vlera edhe më të mëdha se dihet që është ekip me potencial që lufton për vendet e sipërme të klasifikimit. Me një fitore me një ekip si Partizani na jep shpresë për vazhdimësi për mënyrën se si e kishim nisur.

Përtej efektit që vazhdoi seria e fitoreve, nuk mund të them se skuadra është më mirë se ka qenë se periudha e shkurtër në dispozicion nuk është e duhura që të jetë ekipi në formë maksimale. Ajo që më gëzon është që ekipi ka shpirt skuadre e kolektiv që sakrifikon, kjo është arma më e fortë dhe u pa se pas 2-0, edhe pse kishim lojtarë me kontraktime, vazhduan për të qenë deri në fund në fushë.

Dua të fitoj çdo ndeshje, qoftë me Partizanin, qoftë me të tjera, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë me ta. Dihet që ka kënaqësi kur mund ekipe më të forta. Fitoret i dua që kur kam nisur trajningun. Fitoren do ta kërkoja me të njëjtën kënaqësi ndaj çdo ekipi.

Nuk kam info të saktë për gjyqin, merret studio ligjore që ka afruar klubi për të ndjekur procesin me shpresën që të sjellë një vendim pozitiv, jo vetëm për Skënderbeun por për të gjithë futbollin shqiptar. Është karrierë e gjatë e imja por me ekipet kombëtare të moshave të them të drejtën nuk është se kam pikësynim se kthehem 20 vite mbrapa se në vitet 2000 kam qenë trajneri i parë i tyre, Vazhdojmë të tregojmë që jo vetëm Ilir Daja por edhe kolegët e mi të tjerë shqiptarë janë tashmë të aftë të bëjnë rezultate, të punojnë edhe në kushte jo të mira, edhe pse Skënderbeu bën diferencën në këtë drejtim për të treguar se jemi aty, kemi potencialin që këtë lojë të bukur ta çojmë më përpara.

Çdo trajner ka mënyrën e vet, Partizani kishte shanset e vëta sidomos në fillim ku mund të na kishte goditur. Fitorja shkon për ekipin se fryma e grupit është në nivelin e duhur dhe kur kemi një frymë grupi për të ndihmuar njëri-tjetrin e manvorën taktike, gjtihmonë shkohet te fitorja. Kjo është e mira e grupit tim që sakrifikoi deri në fund për të marrë këtë fitore”, tha Daja. /vipsport.al/