sex hikayeleri porno izle kartal escort

Daja: Me rregullore, Bylisi do mbetej me më pak se 7 lojtarë. Tirana është ndeshja e radhës

Ilir Daja nuk e harron lehtë përballjen e dyfishte me Bylisin në Kupë dhe në Superiore. Tekniku i korçarëve ka komentuar sot sfidën e radhës, atë të rëndësishme ndaj Tiranës kryesuese, teksa e ka vlerësuar si sfidën e radhës. Por njëkohësisht, ai nuk harron t’i kthehet duelit me ballshiotët duke argumentuar se gjykimi ka qenë faktor për humbjen në kampionat e eliminimin në Kupë me ta.

“Tirana? Është një ndeshje si të gjithë ndeshjet e tjera, pra është ndeshja e javës. Luajmë me kryesuesit e kampionatit që kanë bërë një kampionat të mirë dhe kanë një kontingjent që thuajse çdo pozicion e ka të dubluar. Ka një favor më shumë se ne, sepse në mesjavë në ndeshjen e kthimit me Besëlidhjen ka përdorur formacionin e dytë.

Vijnë nga një anë psikologjike goxha e mirë, por do të kenë përballë një Skënderbe që ka bërë mirë në kampionat, përveç humbjes në Ballsh që e dimë se si erdhi. Duhet të rikthehemi në atë pozicion që ishim më përpara sepse në fund fare, në përballjet me Tiranën gjatë këtij kampionati i kemi pikët e barabarta, një fitore një humbje dhe një barazim.

Kemi disa mungesa tepër të rëndësishme brenda formacionit bazë. Disa titullarë tonët nuk do të jenë nesër ndaj Tiranës. Pjesa tjetër e ka treguar që ka sakrifikuar me dëshirën dhe motivimin për të shkuar te fitorja. Të sigurta janë mungesat e komplet linjës së krahut të djathtë që tani nuk mund ta përsërisim çdo ndeshje. Deri në fund të kampionatit nuk do të jenë Meksi dhe Ndeki. Mungon Jashanica për arsye dëmtimi. U rikthye dje në stërvitje Pollozhani që do të jetë në pankinë. Jo vetëm si pozicion, por edhe si eksperiencë, mungesat janë të ndjeshme. Do të luftojmë me kontingjentin që kemi, për të bërë më të mirën dhe për të shkuar te fitorja.

Ndikimi i eliminimit nga Kupa? Eliminimi nuk ka lenë shenjë psikologjike. Analistët e panë që edhe goli që na çoi drejt skualifikimit, vinte nga një faull. Ishte karton i verdhë për lojtarin kundërshtar. Ana psikologjike nuk ka rënë, pasi jemi eliminuar duke pasur shumë raste me një kundërshtar të fortë si Bylis. Nëse do të merremi me vendime teknike të arbitrave do bënim një dëm, pasi nuk duhet të krijojmë alibi për lojtarët. Arbitrat duhet të kenë kujdes në lojën e dhunshme. U pa që në ndeshjen e kthimit ekipi jonë mori 3 kartonë të verdhë, por nëse do të zbatohej rregullorja, Bylisi do të ishte me më pak se 7 lojtarë në fushë”, tha Daja. /vipsport.al/