sex hikayeleri porno izle kartal escort

Cungu pas barazimit me Teutën: Jam i pakënaqur nga skuadra, ishte lojë pa ritëm

Laçi ka marrë një barazim 1-1 me Teutën në shtëpi, që e ka lënë të pakënaqur trajnerin Cungu pas ndeshjes. Një intervistën pas ndeshjes për “Super Sport” trajneri tregoi përshtypjet e tij pas ndeshjes.  

PËRSHTYPJET- “Jam pjesërisht i kënaqur. Rezultati nuk më kënaq, donim tre pikët. Luanim në shtëpi. Dominuam dhe patëm disa raste. Pati edhe momente jo të mira”.

FRESKIA FIZIKE DHE TIFOZËT- “Disa lojtarë nuk kishin freskinë e duhur fizike. Biem dakord që edhe ritmi i lojës nuk është ai që duhet, pas një pushimi të gjatë. Gjithashtu edhe mungesa e tifozëve ndikon. Mund të pranoheshin tifozët, pasi me pikatore vijnë. 100-200 duhet të ishin, i bën më mirë futbollit. Nuk është se më takon mua të flas për këto”.

RASTET E HUMBURA- “Rastet e Lushkjes? Është i zhgënjyer edhe ai. Kishte edhe një rast në pjesën e parë, me të majtën. Edhe Teko nuk bëri zgjedhje të mirë dhe i mohuam vetes realizimin e golit. Pasi pësuam bëmë ndeshej të mirë. Na ra në mend të luanim pasi e pësuam. Pas golit gjithçka foli për ne”.

PJESA E PARË MË E MIRË- “Ishim më konkretë pjesën e parë, edhe në organizimin e lojës dhe në daljet para. Kundërshtarit nuk e lamë të kishte raste. Pretenduam ta nisnim njëlloj, por tempi na ra në pushim. E thashë që nuk kanë disa lojtarë gjendjen fizike. Sa i takon ndërrimeve, kuptohet që është çështje alternativash”. /vipsport.al/