sex hikayeleri porno izle kartal escort

Çudia në Bylis-Tirana, një zyrtar i shëndetësisë kërkon anulimin e ndeshjes

Pas pak çastesh është programuar të luhet ndeshje Bylis-Tirana, kaq shumëpërfolur ditën e djeshme dhe të sotmen. Eridon Qardaku rezultoi pozitiv dje për Covid-19 dhe të gjithë u vunë në alarm në lidhje me zhvillimin e kësaj ndeshje.

Analizat e stafit dhe lojtarëve kanë dalë negative dhe Federata ndezi dritën jeshile për të zhvilluar këtë ndeshje sipas programit. Megjithatë, një episod i papritur ka ndodhur pak çastë para se të nisë sfida.

Një zyrtar nga institucionet mjekësore të vendit tonë, emri dhe pozicioni i të cilit nuk bëhet ende me dije, është shfaqur në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit dhe ka kërkon anulimin e ndeshjes për shkak se në skuadrën e Bylisit ka pasur një rast infektimi dhe e gjithë skuadra duhet të karantinohet për dy javë.

Situata është shumë e paqartë, ndërsa nga ana tjetër lojtarët dhe stafet nisin normalisht përgatitjet për ndeshjen. Futbollistët e formacioneve janë duke bërë nxemjen normalisht deri në vendimin përfundimtar. /vipsport.al/