sex hikayeleri porno izle kartal escort

COVID-19 s’i ndahet futbollit, zyrtari i klubit në Kategorinë e Dytë karantinohet

Në futbollin shqiptar duket se po shtohen rastet me “COVID-19”. Pasi u infektua fillimisht lojtari i Bylisit, Eridon Qardaku afro një muaj më parë, analiza kreu edhe skuadra e Shënkollit në Kategorinë e Parë në javën e shkuar, por që dy testet rezultuan negative.

Por duket se edhe në Kategorinë e Dytë, “COVID-19” ka lënë “gjurmë” pasi është infektuar një zyrar i klubit të Butrintit të Sarandës. Menjëherë u janë marrë tamponet tërë skuaadrës, ndërsa ka rezultuar se janë infektuar familjarë dhe dy miq të zyrtarit.

Zyra në Bashkinë e Sarandës ku ka qenë personi është dezinfektuar, ndërkohë që siç bëhet e ditur edhe nga ISHP po gjurmohen edhe kontaktet në mënyrë që të mos ketë përhapje të virusit…

E.S./Vipsport.al/