sex hikayeleri porno izle kartal escort

Çinari tregon diferencën mes Lerdës dhe Sormanit: Më vjen tmerrësisht keq për Vllazninë

Erald Çinari është një nga të dalluarit e Partizanit në këtë sezon, ndërsa edhe në ndeshjen e fundit në kampionat përballë Laçit, ishte pikërisht shkodrani ai që iu dhuroi të kuqve tre pikë shumë të rëndësishme. Në një intervistë për RTSH Sport, sulmuesi tregon diferencat mes Lerdës dhe Sormanit, ku thekson se ky i fundit është më komunikues dhe më kërkues. Ndërkohë, nuk harron Vllazninë për të cilën tregon se i vjen tmerrësisht keq.

Gjendja e Vllaznisë- “Me të thënë të drejtën më vjen tmerrësisht keq për Vllazninë. Është ekipi ku jam rritur dhe jam formuar. Nuk është problemi te ekipi i Vllaznisë, është problemi te drejtuesit. Ka keqmenaxhim. Nuk mungon asgjë, por kjo skuadër po keqmenaxhohet. Duhet t’i kalohet sa më parë një presidenti sepse atij i dhemb leku i vet”.

Ndeshja me Laçin, pak rëndësi loja por më shumë mendohen tre pikët- “Është shumë e vërtetë, ka pasur momente që kemi luajtur mirë edhe nuk kemi marrë tre pikët. E rëndësishme që morëm pikët se për momentin na vlejnë më shumë tre pikët se lojërat e bukura”.

Numër rekord për golat, 10. Me Sormanin duket sikur luan më afër portës, çfarë ka ndryshuar? “Është e vërtetë. Me të thënë të drejtën, kam pasur mundësi të shënoja edhe më shumë. Por, kam gabuar pak. Megjithatë, jam i kënaqur me veten. Për çdo sezon kërkoj më shumë prej vetes dhe të arrij maksimumin. Janë edhe pesë ndeshje, pse të mos shënoj më shumë dhe të ndihmoj ekipin në objektivat që ka”.

Ka aspekt pozitiv ky sezon i Partizanit? “Të them të drejtën, siç e nisëm si ekip kampion, duhej të rivalizonim. Nuk mund ta quaj të keq, gjithsecili ka gabimet e veta, por unë më shumë ia lej fatit. Nuk kemi pasur fat, kemi luajtur mirë por nuk ka ecur. Shpresoj të arrij objetivin minimal dhe të kapim Europën”.

Kur mbaron kontrata? “Kam edhe një vit kontratë, por i pres ofertat dhe nëse ka diçka konkrete edhe klubi është i kënaqur edhe unë do arrij diçka. Nëse nuk janë të kënaqur,  në rradhë të parë do ulem të flas me presidentin e me drejtorin dhe atëherë do vendosim”.

Rinovim? “Pse jo. Kur marrëdhëniet janë të mira, unë jam mirë si me presidentin, po ashtu me drejtorin.

Po me trajnerin? “ Nëse nuk do i kisha pas të mira, atëherë nuk do të kisha luajtur”.

Partizani ka një sezon të keq jo vetëm nga fati, sepse kështu nuk do shihni problemet reale- “Unë fola atë që mendoj unë, sepse për të tjera duhen pyetur futbollistët. Ajo është politikë e tjetërkujt”.

Ndryshimi i Lerdës dhe Sormanit? “Lerda pak më impulsiv dhe shpeshherë dilte nga loja. Sormani është më komunikues dhe është më kërkues. Punon shumë me videoanaliza, është shumë kërkues”, u shpreh Çinari. /VipSport.al/