sex hikayeleri porno izle kartal escort

Champions braktis Stambollin dhe niset drejt Lisbonës, plan të luhet me “final 8”

Liga e Kampioneve mund të jetë e detyruar të ndryshojë plotësisht me qëllimin për të mbyllur këtë edicion. Tashmë UEFA nuk po mendon që të çojë në fushë të njëjtë të gjitha ndeshjet gjysmëfinale, por mundësisht që në çerekfinalet e turneut, pasi kështu do të evitonte udhëtimet që janë kthyer në problem kryesor në të gjithë kontinentin me kufij të mbyllur apo karantina të detyrueshme në vende të ndryshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, plani i ri i ndërkombëtarëve ka filluar të ndryshojë që kur Stambolli bëri të qartë se e kishte të vështirë që të priste finalen e aq më pak dhe gjysmëfinalet, pasi koronavirusi ka krijuar probleme të mëdha në Turqi.

Në mbledhjet e fundit është diskutuar me forcë emri i Lisbonës, pasi Portugalia nuk ka qenë aq e goditur sa vendet e tjera në Europë dhe ky qytet ka dy impiante madhështore si “Da Luz” dhe “José Arvalade”. Kjo do të ishte zgjidhja perfekte për të zhvilluar atje gjysëmfinalet dhe finalen e madhe të turneut. Por ndërkohë, UEFA nuk hedh poshtë hipotezën që të grumbullojë në Lisbonë 8 skuadrat çerekfinaliste për një “final 8”. Edhe pse ka kundër spoonsorët dhe televizionet që kanë blerë të drejtat, UEFA është e ndërgjegjshme se duhet lehtësuar kalendari në mënyrë që t’i jepet frymëmarrje sezonit pasardhës që sheh në fund të tij edhe Europainin.

Ndaj në dy javët e ardhshme do të ketë bisedime me të gjitha palët për të bërë të mundur zhvillimin e çerekfinaleve me një ndeshje mundësisht në Lisbonë, për të mbyllur me çdo kusht sezonin që më 22 gusht, e jo më 29 gusht siç ishte menduar fillimisht. /vipsport.al/