sex hikayeleri porno izle kartal escort

Çela i Luftëtarit kalon presionin mbi Kukësin: Ata duan fitoren me çdo kusht, kemi marrë formën e duhur

Luftëtari do të ketë një përballje shumë të vështirë në ditën e nesërme, teksa ndeshet me Kukësin. Verilindorët kërkojnë me çdo kushte tre pikët për të mbajtur gjallë shpresat te titulli kampion, ndërsa nga ana tjetër gjirokastritët janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, sulmuesi i bluzinjve, Joan Çela e sheh këtë fakt në favor duke qenë se ekipi i tij ndryshe nga kundërshtari, do të luajë pa presion. Në një prononcim për RTSH Sport, Çela thekson se falë dy stërvitjeve në ditë përgjatë këtyre dy javëve, ekipi ka marrë formën e duhur.

“Gjërat nuk kanë ecur mirë pasi nuk kemi luajtur të gjithë titullarët. Ne nuk kemi presion, pasi i gjithë presioni është te Kukësi që kërkon fitoren me çdo kusht. Fillimi për ne ka qenë i vështirë pasi kemi qendruar dy muajsh jashtë. Dy javë nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë pasi kemi bërë dy stërvitje në ditë dhe kemi marrë formën e duhur”, u shpreh Çela. /Vipsport.al/