sex hikayeleri porno izle kartal escort

Çavi: Ëndrra më e madhe është të jem në krye të Barçës, dua t’i drejtoj pas zgjedhjeve presidenciale

Ky sezon te Barcelona nuk po shkon aspak ashtu siç pritej. Pas shumë vitesh që nuk e ndiqnin këtë politikë, katalanasit vendosën të shkarkojnë trajnerin Valverde në mes të sezonit dhe në stol erdhi Kike Setien. Përtej përpjekjeve të këtij të fundit, mund të themi se te klubi katalanas nuk ka ndryshuar asgjë dhe çdo ditë e më shumë po humbet “Tiki-Taka” e famshme dhe rezultatet pozitive mungojnë.

Gazetat spanjolle flasin për një largim në fund të sezonit të Kike Setien dhe në momentin, që flitet për largimin e tij, në skenë hyn menjëherë Çavi Ernandez. Ky i fundit është një kandidaturë e preferuar për të marrë stolin e skuadrës dhe pas refuzimit në dimër, në një intervistë për mediet spanjolle, tregon se pas zgjedhjeve presidenciale të fillimit të 2021, do të ishte momenti perfekt për tu vendosur në krye të stolit blaugrana.

“Gjëja që e uroj më shumë tani është të bëhem trajneri i Barcelonës dhe ta bëj atë klub të suksesshëm. Jo vetëm vetëm për mua, por edhe për ata lojtarë. Kështu, stafi im teknik është përgatitur shumë dhe jemi shumë të emocionuar. Drejtuesit e Barçës erdhën te unë në janar. Folëm, por unë u thashë se kushtet dhe koha nuk ishin të duhurat.

E kam të qartë se pas zgjedhjeve presidenciale do të ishte koha e duhur. Unë jam një person brenda klubit dhe ajo çfarë unë dua, është të kem të gjitha kushtet e të kthehem në momentin e duhur për të nisur një projekt nga fillimi. E kam thënë disa herë, unë dua të marr vendime për futbollin në Barcelonë”, u shpreh Çavi. /vipsport.al/