sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bylisi ndihet i vjedhur ndaj Kukësit, presidenti Kapllanaj: Koçi nuk duhet të gjykoj më, i kanë hequr stemën

Bylisi doli pa asnë pikë ditën e djeshme nga stadium i Elbasanit teksa u mposht nga Kukësi me rezultatin minimal, 1-0. Megjithatë, pavarësisht mungesave, ballshiotët ia dolën të zhvillonin një ndeshje me shumë nivel, madje kanë mbetur të pakënaqur pasi pretendojnë se ndeshja u vendos nga arbitri Andi Koçi. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj në emisionin “Fair Play” u shpreh se një arbitër i tillë nuk duhet të gjykoj më dhe se edhe stema e FIFA-s i është hequr me ceremoni. Ndërkohë, Kapllanaj shtoi se për këtë do t’i drejtohet edhe organeve kompetente.

“Gjyqtari sot u bë protagonist fillimisht duke akorduar një penallti te pa qenë kunder ekipit te Bylis në pjesën e parë. Në pjesën e dytë gjyqtari na mohoi një penallti të paster, është hera e dytë që gjyqtari Andi Koçi bëhet protagonist, pasi edhe në fazën e dytë kunder Kukësit na ka mohuar një penallti të pastër.

Andi Koçit i është hequr stema e FIFA-së me “ceremoni” por ky gjyqtar nuk duhet të gjykoj më në superligë. Une do ti drejtohem organeve kompetente për ketë gjë. Në sot kishim 4-ër mungesa zyrtare Ntepe Mozzone Murataj e Bajramaj por skuadra luajti mirë edhe pse mungonin 4-ër titullarët. Bylis sot vuajti pasojat e Kukësit në ndeshjen me Laçin.

Kriza Financiare…? Probleme të tilla ka gjithmonë në Shqipëri, por deri tani ekipi i Bylis e ka zgjidhur disi krizën financiare. Paga e luftës nga FSHF ishte një ndihmesë e vogel në ato 2 muaj që nuk u luajt futboll.

Kupa e Shqipërisë…? Kemi eleminuar Skënderbeun me meritë, tani presim Tiranën, ekipin më të mirë për momentin në superligë. Kemi 2 ndeshje besoj se do ta kalojmë edhe Tiranën pasi janë dy takime ndërsa me 1 ndeshje Tirana mund ta zgjidhte me lehtë pasi ka lojtarë me eksperiencë”, u shpreh Kapllanaj. /VipSport.al/