sex hikayeleri porno izle kartal escort

Buzëqesh Premier Liga, rikthimi është më afër pas 1195 testimeve të reja

Plani i Premier Ligës për t’u rikthyer shumë shpejt në fushë po ecën me ritme të kënaqshme dhe projekti ka marrë një shtysë të rëndësishme kur në raundin e 6 të testimeve që janë kryer në dy ditët e fundit, askush nuk ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Vetë Premier Liga e dha konfirmimin për këtë të dhënë duke bërë të ditur se në total ishin kryer 1195 testime të enjten dhe të premten dhe asnjë prej tyre nuk ka dalë me COVID-19. Kjo do të thote se në 6274 testimet që janë kryer në total në kampionatin anglez, të cilave u janë nënshtruar lojtarë, staf dhe punonjës të klubeve, vetëm 13 persona kanë rezultuar pozitiv, një mesatare prej 0,2% të rasteve.

Në raundin e pestë të testimeve, vetëm një futbollist i Totenhem rezultoi pozitiv, ndërsa tani fakti se nuk ka të infektuar të tjerë, i jep një shtysë të rëndësishme planit që nuk do të kundërshtohet nga autoritetet britanike për sa kohë që rreziku i infeksionit mes lojtarëve të mos ekzistojë. Tesitmet do të vzhdojnë dy here në javë në secilin prej klubeve të Premier Ligës në vazhdimësi, në mënyrë që edhe klubet të jenë të sigurt që lojtarët e tyre nuk rrezikojnë dhe do t’i kenë në dispozicion për sfidat e rikthimit. /vipsport.al/