sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bombë përtej Adriatikut, flitet për marrëveshje Juventus-Kumbulla. Vlera e shitjes dhe kontrata

Ditët e fundit mediet nuk shkruanin më për të, por duket se paska patur një shkak. Mëngjesin e sotëm “La Stampa” na ka zgjuar me një lajm mjaft të bujshëm. Kjo gazetë raporton se ka marrëveshje mes Veronës dhe Juventusit për Kumbullën. Bardhezinjtë kurrsesi nuk mund të linin të ikte një xhevahir i tillë dhe duket se kanë hyrë kokë e këmbë në këtë operacion kur morën vesh se Lacio e Inter janë pranë tij.

Operacioni i blerjes ëshrë 32 milionë euro, me Kumbullën që do i akordohet një kontratë për 5 vitet e ardhshme. Mbetet të shihet nëse ky lajm është i vërtetë, por mund të themi se është rrjedhë e raportimeve të ditëve më parë, që flisnin për hyrje me potencë të bardhezinjve në garë për 20-vjeçarin e kombëtares sonë.

Kielini e Bonuçi po përjetojnë momentet e fundit të karrierës dhe duket se Juventusi e ka zgjedhur një prej pasardhësve të tyre. Një djalë i pjekur, që mendon me maturi, por vepron më shpejt se kundërshtari. Një herë ka ndodhur që Juventusi të ketë protagonistë shqiptarë në ekip. I pari dhe i fundit, që ka lënë gjurmë të thella në ngjyrat bardhezi është Riza Lushta. I radhës mund të jetë Kumbulla. /vipsport.al/