sex hikayeleri porno izle kartal escort

Batha: Më pëlqeu loja e Tiranës, të gjithë me probleme fizike në këtë rifillim

Për Idriz Bathën, kampionati ka rifilluar si mos më mirë. Mesfushori i Tiranës ka gjetur menjëherë rrjetën që në ndeshjen e parë, suksesin 3-1 ndaj Bylisit dhe sheh se si ekipi i tij bën një tjetër hap më të sigurt drejt titullit kampion.

Batha e ka cilësuar si të kënaqshme paraqitjen e parë të Tiranës pas rifilimit dhe në një prononcim për RTSH, ka folur edhe për vështirësitë e kësaj ndeshje pas një shkëputje të gjatë.

“Ishte diçka e mirë ajo që treguam në Ballsh, bëmë një ndeshje të kënaqshme sa i përket fazës së lojës se kishim gati dy muaj e ca pa zhvilluar ndeshje. Personalisht më pëlqeu ekipi, sidomos me atë që shprehëm në pjesën e parë dhe shpresojmë që të kemi këtë vazhdimësi.

Jo vetëm ne, por me sa pashë edhe në kronikat e ndeshjeve të tjera, të gjitha ekipet kishin pasur probleme fizike dhe është normale. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje, ekipi do të gjejë freskinë që kishte para se të ndalej kampionati”, tha ai. /vipsport.al/