sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bashkëshortja lëshoi komente ekstremisht raciste në “Instagram”, klubi përjashton lojtarin serb

Ish-klubi i Dejvid Bekam dhe Zlatan Ibrahimoviç, LA Galaksi ka përjashtuar futbollistin Aleksandër Katai për shkak të disa postimeve ekstremisht raciste të postuara nga gruaja e tij në “Instagram” në lidhje me vdekjen e Xhorxh Flojd. Tea Katai, bashkëshortja e lojtarit komentoi në serbisht, duke ofenduar pretuestuesit në SHBA, që protestojnë për vdekjen e Flojd dhe trajtim të barabartë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ku shihet një automjet i policisë, që merr para protestuesit, bashkëshortja e lojtarit të LA Galaksi kishte shkruar në gjuhën serbe: “Vritini këta bij bushtre”. Në një fotografi tjetër, Tea Katai kishte shkruar: “Të zinjtë nuk mërzitën për vdekjen e Xhorxh Flojd, por vetëm duan atlete NIKE”, duke ironizuar sulmet e shumta që janë bërë në dyqanet prestigjoze këto ditë.

Dy ditë pasi këto video u bënë virale në gjithë Amerikën, ka reaguar vetë presidenti i klubit, që njoftoi shkarkimin e Aleksander Katai. “Ne besojmë se jemi klub që përfaqëson stafin tonë, lojtarët dhe fansat e komunitetin. Vendimi rrjedhimisht nuk ishte i vështirë. Ne i përmbahemi këtyre vlerave. Vendimi nuk kishte të bëjë me futbollin”,– u shpreh presidenti Kris klein. Katai ishte bashkuar me amerikanët vetëm në muajin dhjetor si lojtar i lirë, pas aventurës me Çikago Fajër. /vipsport.al/