sex hikayeleri porno izle kartal escort

Barcelona zbret në fushë me grupin e plotë, Setien nis misionin anti-Majorka

Ditën e sotme qeveria spanjolle lejoi skuadrat e La Ligas të stërviten në grupe të plota dhe të nisin përgatitjet për ndeshjen e parë pas karantinës. Më datë 13 rinis kampionati dhe Barcelona do të vazhdojë misionin e lënë përgjysëm drejt titullit në një ndeshje ndaj Majorkas.

Ditën e sotme lojtarët kanë qenë më të lumtur në fushën e stërvitjes “Tito Vilanova”, pasi janë shfaqur të gjithë bashkë dhe kanë pasur mundësinë të zhvillojnë një seancë të mirëfilltë trajnimi, që i mungonte prej javës së dytë të marsit, kur Covid-19 uli në “gjunjë” Spanjën dhe mbarë Europën.

Gëzimin e kanë shfaqur edhe në faqen zyrtare të “Twitter”, ku Setien i ka grumbulluar të gjithë për të bërë mbledhjen e zakonshme të mëngjesit, me stërvitjen që nisi në orën 9:30. Përsëri bashkë shkruhet në postimin e katalanasve, që në rinisje do të jenë më të plotësuar se më parë.

Luis Suarez është rikthyer nga dëmtimi dhe është gati për të ndihmuar Mesin e Grizman për të çarë mes mbrojtjeve kundërshtare. Barcelona nuk po përjeton sezonin perkfekt këtë edicion, duke patur oshilacione dhe hasur vështirësi për të dalë në lojën karakteristike të tyre. /vipsport.al/