sex hikayeleri porno izle kartal escort

Barcelona refuzon ofertën 100 milionë euroshe për talentin e sulmit

Akademia e “La Masia” vitet e fundit nuk ka mundur të nxjerrë talente të denjë për të luajtur në formacionin e Barçës, por Ansu Fati bën përjashtim. 17-vjeçari që nga zbritja e parë në fushën e lojës theu rekord pas rekordi dhe u bë shpëtimi i Barçës në një kohë, kur ishin dëmtuar lojtarë të rëndësishëm në ofensivë.

Prej muajsh flitet për një largim të tij dhe “Sport.es” raporton se në tavolinën e Barcelonës ka mbërritur një ofertë shumë tunduese. Një klub i madh europian, emri i të cilit nuk është mësuar ende, ka ofruar plot 100 milionë euro për shërbimet e talentit.

Barcelona është në krizë financiare, por kurrsesi nuk ka pranuar të heqë dorë nga Fati. Adoleshenti shihet si e ardhmja e katalansve dhe konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit. Djaloshi nga Guinea po trajtohet me kujdes nga stafi katalanas dhe dalëngadalë do nisë të marrë më shumë përgjegjësi në skudarën blaugrana. /vipsport.al/