sex hikayeleri porno izle kartal escort

Barcelona kryeson projektin, La Liga që në këtë sezon me spektatorë në stadium

Spanja është një nga vendet që e vuajtën më shumë përhapjen e pandemisë, duke regjstruar mijëra viktima, me spitalet që nuk përballonin dot fluksin e pacientëve. Fatmirësisht tani situata është përmirësuar dhe futbolli është pranë rinisjes. Qeveria ka ndezur dritën jeshile për datë 11 qershor dhe skuadrat ditën e sotme janë stërvitur me grup të plotë. Pas kompletimit të planit të rinisjes, nis një tjetër mision, ai i rikthimit të tifozëve në stadium.

Në Spanjë duket se po lëvizin më shpejt se kudo në këtë aspekt dhe kanë nisur që tani hartimin e mbushjes graduale të stadiumeve. Barcelona, klubi i dëmtuar më shumë financiarisht nga mungesa e tifozëve udhëheq projektin. Federata spanjolle pritet që në muajin gusht të lejojë tifozët të shkojnë në stadium, me klubet që do të vendosin në dispozicion vetëm 30% të kapacitetit të arenave të tyre.

Kështu, La Liga mund të ketë fatin t’i luajë ndeshjet e fundit me praninë e tifozëve dhe të zhvillojë ndeshje, që i ngjajnë normales. Në muajin nëntor stadiumet do të lejohen të mbushen në masën 50% dhe më pas në fillim të vitit 2021 stadiumet do të lejohen të mbushen në kapacitetin e plotë të tyre. /vipsport.al/