sex hikayeleri porno izle kartal escort

Autor i një supergoli, Kobina: Ky ishte rikthimi perfekt, kush më do në ekip të flasë me Tiranën

Uinfull Kobina është një nga më të mirët e Tiranës këtë sezon dhe ditën e sotme tregoi vlerat e tij duke shënuar një gol shumë të bukur dhe ndihmuar skuadrën e tij në fitoren 1-3 në Ballsh. Pas ndeshjes për “Super Sport” ai u shpreh se e sotmja ishte perfekte për rinisjen pas karantinës.

“Pas dy muajsh e pak pritje, mendoj se ishte rikthim perfekt. Tre pikë në një transfertë të vështirë dhe një gol i bukur për mua. Mendoj se ishte mënyra më e mirë për ta rinisur kampionatin. Më e rëndësishme është që të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë dhe të fitojmë. I rëndësishëm është fakti që të vazhdoj të bëj paraqitje të mira dhe të shënoj, por dua ta theksoj se më të rëndësishme janë tre pikët. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

Dua t’ju falenderoj për fjalët e mira. Kur marrim vlerësime dhe komplimente nga trajnerë të tjerë, më bën të ndihem më mirë dhe më motivon për të bërë performanca akoma më të mira në të ardhmen. Çmimin nuk mund ta përcaktoj unë, por klubi. Çdo skuadër që mund të më dojë në ekip, mund të komunikojë nëpërmjet klubit”, u shpreh Kobina. /vipsport.al/