sex hikayeleri porno izle kartal escort

Arjen Roben bën gati rikthimin, do luajë në Holandë me skuadrën ku u bë i njohur

Arjen Roben nuk i ka rezistuar dot idesë për t’u kthyer në futbollin e luajtur. Holandezi ka qëndruar jashtë fushave të blerta për një vit, por duket se e tërheq përsëri ideja për të veshur këpucët dhe për të shkelmuar topin, ndaj ka vendosur që ta bëjë një gjë të tillë në kampioantin holandez.

Ai ka vendosur t’i bashkloeht përsëri ekipit të Groningem, aty ku bëri emër në akademi para se të bashkohej me PSV Eindhove e më pas të vazhdonte karrierën te Çelsi, Real Madrid dhe së fundmi Bajern Mynih. Ai zbuloi se ka vendosur të bëhet pjesë e këtij ekipi për vitin e ardhshëm.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga klubi ai bëri të ditur se gjatë aktiviteteve me klubin “e shtëpisë” gjatë periudhës së ndalesës për pandeminë, kishte menduar se mund të bënte më shumë për skuadrën, ndaj kishte lindur ideja që të zbriste në fushë në edicionin e ardhshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

“Për momentin nuk jam i sigurt mbi atë që do të ndodhë. Por dëshira dhe motivimi im janë në 100%. Do të jetë një sfidë e vështirë fizike, por do ta provoj, dua të punoj shumë dhe kur gjithçka të jetë në  rregull, do t’i bashkohem stërvitjeve të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm”, tha Roben. /vipsport.al/