sex hikayeleri porno izle kartal escort

Alban Hoxha: Nuk kam rinovuar por po bisedojmë. Tirana?  I marrin llafet e kafeneve dhe i transformojnë

Alban Hoxha është kthyer sot përsëri në katërkëndorin e Partizanit dhe ka treguar menjëherë aftësitë e tij duke qenë vendimtar në suksesin 1-0 ndaj Laçit. Një fitore që ka shërbyer për të rritur moralin siç ka treguar ai, në një vit të cilin e vlerëson si më të dobëtin që kur ka veshur fanellën e kuqe.

Gardiani në “SuperSport” ka folur edhe për temën e kontratës, duke theksuar se nuk ka rinovuar ende, por ndërkohë i quan llafe kafenesh zërat për një kalim të tij te Tirana.

“Më lejoni në radhë të parë që në emër të ekipit zëdhënësit për shtyp, Olsi Ranxhit, i shprehim ngushëllime për fatkeqësinë familjare.

E vërtëtë që në këtë stadium kemi pasur probleme, kemi bërë ndeshje të mira por edhe fati nuk ka qenë me ne. Në futboll disa herë duhet të kesh 1 apo 2 ndeshje të lehta që të rritësh anën psikologjikë. Ishte fat i mirë që luajtëm me të fundit dhe rikuepruam e u rritëm moralisht, erdhi ndeshja sot, e rëndësishme për ne dhe e fituam.

Gjatë gjithë kampionatit kemi pasur probleme, kam kritikuar djemtë, sidomos pjesën mbrojtëse që kam kontakt drejtpërdrejt. Dashur pa dashur shthuremi e humbim kontrollin e pësojmë gola që nuk mund t’i pësonim. Ndodhi dy herë sot, por duhet të punojmë që të mos na ndodhin në ndeshjet në vazhdim.

Në shtatë vite që kam këtu, kemi pasur një mënryë loje që bënim mirë mbrojtjen dhe kundërsulmin e rrezikshëm. Kjo është ajo që duhet të bëjëm si ekip, nëse e aplikojmë gjatë gjithë ndeshjeve, ekipet kanë vështirësi të shënojnë, nëse nuk pësojmë gol, ndoshta i yni vjen në minutën e 90. Këtë u munduam të bënim edhe sot, në fillim bëmë presion lart, pastaj duke parë kohën e vështirë me vapë, menduam të mbronim mirë mbrapa dhe të shfrytëzonim kundërsulmet mbrapa.

Unë jam ende nën kontratë me Partizanin, deri në fund të kampionatit. Nuk kam rinovuar, jemi në bisedime. Jam kontaktuar nga shumë klube por nuk mund të them asnjë emër.

E shohin te gjithë që Partizani nuk është ai i vjetshmi, por shpenzimet janë bërë, U morën lojtarë që në fillim u menduan që do të ishin shpëtimtarë për Partizanin. U morën lojtarë me CV si Broja, Braun, Solomon, u mor Boldor. Klubi nuk është se nuk shpenzoi dhe nuk mendoi për vitin tjetër, megjithatë nuk doli siç pritej. Prandaj edhe futbolli është i paparashikueshëm. Vitin e kaluar e nisëm në mënyrë modeste, të kapnim Kupat e Europës, nuk fliste kush për kampion dhe fati na mori ndryshe. Këtë vit është ndryshe, në 7 vite, hiq vitin me Julianon, ky është i dyti më i dobët i këtij Partizani. Këtu mund të fus shumë faktorë por shpresoj që të kapim Kupat e Europës që është objektivi kryesor dhe shpresoj që diçka të ndryshojë për vitin e ardhshëm.

Kalim te Tirana? No koment për këto gjëra, nuk mund të prononcohem. Nuk kam qejf se në një periudhë jo më shumë se para s tre javësh u bë e u tha e u stërtha edhe pse askush nuk bëri gjë publike nga ne. I marrin llafet e kafeneve i transformojnë të gjitha, është më mirë të mos e flasim këtë pjesë e tëa lëmë, të përqendrohemi te ndeshjet se është më e rëndësishme”, tha Hoxha. /vipsport.al/