sex hikayeleri porno izle kartal escort

Akuza nga presidenti i Tërbunit, Gjonaj: Gjyqtarët po vendosin ndeshjet, të dënohen

Kategoria e Parë ka hyrë në faza interesante, e madje në javët e fundit ka pasur akuza dhe kundërakuza. Ndeshja Dinamo-Tërbuni e cila përfundoi 1-1 prodhoi akuza, ndërsa Gjon Gjonaj, kryebashkiaku dhe njëkohësisht presidenti i skuadrës pukjane e ka me gjykimin. Madje në lidhje “live” më “E hëna sportive” ka pohuar: “Këta gjyqtarë po vendosin ndeshjet, kjo u pa qartë në ndeshjen me Dinamon që në minutat e para. Këta gjyqtarë janë duke përbaltur edhe FSHF-në. Më vjen keq edhe për sjelljen e e trajnerit Italian të Dinamos, Kamarata që sillet në një mënyrë brutale ndaj Edmond Dalipit që është një ish-futbollist, një qytera dhe trajner i denjë. Arbitri ka qenë në anën e Dinamos. Na u mohua penallti me Dinamon, pastaj ndeshjet kërty po I vendosin gjyqtarët. Kërkoj nga FSHF që të dënohen arbitrat dhe të marrë masa sepse janë edhe katër javë”, – tha Gjon Gjonaj i revoltuar me gjukimin në ndeshjen ndaj Dinamos.

E.S./Vipsport.al/