sex hikayeleri porno izle kartal escort

Akuza e Barushit: Zyrtarët e ndeshjes Dinamo-Tërbuni janë goditur, Cjapi kurseu të kuqet për miqtë

Ermal Barushi, zyrtari i skuadrës së Dinamos ka qenë i ftuar sot në emisionin “E hëna sportive” të moderatorit Alban Hasani, në RTSH dhe ka treguar edhe disa prapaskena, ku sipas tij, lojtarë të Tërbunit kanë kërcënuar disa herë gjyqtarin në fushë.

E madje ka pasur edhe akuza për ofeza për arbitrat dhe zyrtarët e lojtarët e Dinamos, nga pukjanët e pranishëm si tifozë në ndeshjen e zhvilluar në Pezë nga jashtë rrethimit.

Por, jo vetëm, sipas Barushit është gjuajtur edhe një nga zyrtarët e takimit nga pukjanët. Ermal Barushi, më tej u ndal te gjykimi që sipas tij ishte nënnibelin e ndeshjes dhe që ka dëmtuar Dinamon me vepri,et apo mosveprimet gjatë sfidës së zhvilluar me pukjanët në Pezë-Helmës.

Sipas zyrtarit të bluve, duhej që të kishte disa kartonë të kuq ëpër lojtarët e Tërbunit, të cilët gjyqtari kryesor i sfidës Kreshnik Cjapi nuk u ka dhënë as kartonë të verdhë…!

E.Saliu/Vipsport.al/