sex hikayeleri porno izle kartal escort

Abazaj: Si kalamaj në ditën e parë të shkollës, jemi më të fortë se Tirana. E mbylla me kampionatin shqiptar

Kristal Abazaj mendon se ekipi i Kukësit nuk është ende në formën e duhur, por ishte e pritshme pas dy muajsh pushime. Në “Rubrika Sportive” ai tregoi emocionet e këtij kthimi në fushë, por edhe faktin se skuadra nuk ishte shprehur në nivelet e saj, pavarësisht bindjes që ka se ishte më e fortë se Tirana.

“Dy muaj janë shumë, ishim si kalamajtë kur shkojnë në ditën e parë të shkollës. Ishim mirë fizikisht, krijuam shumë raste edhe pse ndeshja nuk shkoi siç menduam ne. Por ishim të fokusuar të merrnim tre pikët.

Një gol në minutën e 94 është gjithmonë nga ato të veçantët, sidomos me tre pikë, ne rrezikuam shumë. Duhet ta mbyllnim ndeshjen me rastet që kishim. Edhe unë kam qenë pjesë e Luftëtarit, këto ekipet e mëdha kur luajnë me të voglat na nënvlerësonin siç e nënvlerësuam ne.

Ne luftojmë për të dy trofetë, Tirana është 9 pikë, nuk janë pak, por do të luftojmë deri në fund, do i marrim ndeshjet një nga një dhe kush ka qenë më i fortë do e tregojë fundi. Kampionati ishte pak i çuditshëm se ishim 5 pikë pas Partizanit, i kaluam e krijuam diferencë. Bëmë disa ndeshje të gabuara me fat, kemi pësuar gola, siç dihet që i pësuam në minutat e fundit. Tirana u tregua cinike, gjë që na bëri keq në aspektin psikologjik e na u bë makth. Edhe me Tiranën dominuam ndeshjen dhe bëmë mjaft mirë, kemi treguar që jemi më mirë se Tirana se i kemi mundur dy herë, është çështje fati. Me ato raste që krijojmë duhet të vrasim ndeshjet, nuk kemi qenë në shumicën e rasteve të përqendruar në maksimum.

E ardhmja? Nuk e di se kam pas ofertë e komunikim me menaxhrin dhe nuk ka gjë zyrtare. Ka interesim por për momentin jam Ii fokusuar këtu, ia lëmë kohës. Në kampionatin shqiptar e mbyllëm tani. Po u ktheva tani do kthehem të Luftëtari prapë, e pa puna”, tha duke qeshur Abazaj. /vipsport.al/