sex hikayeleri porno izle kartal escort

5 fitore radhazi, Imami feston triumfin ndaj Partizanit: Duhej një virus më i fortë për të na ndalur ritmin

Skënderbeu është rikthyer me fitore pas ndërprerjes së kampionatit si pasojë e koronavirusit. Korçarët mposhtën me rezultatin 1-2 në Selman Stermarsi, Partizanin. Në këtë mënyrë, të besuarit e trajnerit Ilir Daja janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes duke qenë pretendët kryesorë për të siguruar një vend në Kupat e Europës.

Ecuria e Skënderbeut është tejet pozitive pasi dje ishte takimi i pestë radhazi që bardhekuqtë arkëtojnë tre pikë, ndërsa nuk njohin humbje në kampionat prej shtatë takimeve. Këtë pikë ka menduar ta theksojë edhe mbrojtësi Eni Imami.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-futbollisti i Tiranës në formën e shakasë shprehet se vrullin e korçarëve nuk mund ta ndalte as koronavirusi dhe se për t’iu ulur ritmin duhet një virus më i fortë. /VipSport.al/