sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtarizohet për herë të dytë, kampionati ballkanas nis më 12 qershor. Siparin e hap një legjionar

Turqia ishte një nga shtetet, që e përballoi më mirë pandeminë dhe paralajmëroi rinisjen kohë më parë. Megjithatë, rasti i paprecedentë i infektimit të disa pjesëtarevë të klubit të Beshiktashit me Covid-19 bëri që gjithçka të riniste nga fillimi.

Ditën e sotme përfaqësuesit e Federatës së Futbollit dhe të qeverisë kanë diskutuar rinisjen e futbollit në datën e vendosur më parë, 12 qershor. Shtatë klube kanë qenë kundër rinisjes së këtij sezoni ndërsa pjesa tjetër kanë qenë dakord për vendosjen e verdikteve në fushën e lojës.

Pas shqyrtimit të argumenteve dhe situatës në futbollin turk është vendosur, që data 12 qershor, e vendosur më parë për rinisjen e kampionatit, të konfirmohet për herë të dytë. Mediet turke njoftojnë gjithashtu edhe miratimin e rregullit të pesë zëvendësimeve të sugjeruar nga UEFA vetëm për mbylljen e këtij sezoni.

Kampionati turk do të nisë nga java e 27, ku ndeshja hapëse do të jetë Fenerbahçe-Kaiserispor dhe Goztepe-Trabzonspor. Kujtojmë se në ekipin nga Stambolli aktivizohet Vedat Muriqi. Edhe Kupa do të rinisë më datë 16 qershor, ku në ndeshjen e parë luan përsëri Feneri i Muriqit, që sfidon vendin e parë në kampionat, Trabzonspor. /vipsport.al/