sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtari i Akademisë përgënjeshtron Licin: Akademia Vllaznia krenaria e futbollit shkodran vitet e fundit, po “mbulon” dështimet e skuadrës së parë!

Pas çështjes së rrogave, një debat i ri ka lindur brenda klubit Vllaznia. Drejtuesi i Akademisë, i është përgjigjur ashpër deklaratave të administratorit Suad Lici për organigramë të fryrë. Qashif Hoxha deklaron se askush nuk mund të mbulojë keqadministrimin disa vjeçar të klubit Vllaznia duke hedhur fajin tek Akademia që në Shkodër ka qenë edhe kreanria e futbollit në vitet e fundit, me trofetë që ka marrë apo dhe talented dhe pjesëmarrjet në Champions për të rinj.

Në debatin që është pasyqruar edhe nga mediat, zbardhet edhe debati mes Licit e Hoxhës…

Qashif Hoxha: Nuk e kuptyoj, problemi i sha.Vllaznia është tjetërkund, e dinë të gjithë.

Investimet tek Akademia kanë qenë minimale dhe bazën materiale ju a mbulon FSHF dhe prindërit, ndërsa vetëm në dy raste ka qenë klubi shkodran që ka paguar uniformën.

Qashif Hoxha: Asnjë investim tjetër, e them me përgjegjësi të plotë. Por situata bëhet më e rëndë kur flitet për pagat e trajnerëve.

Qashif Hoxha: Rroga e fundit e tyre është e dhjetorit, e tyre dhe e jona.

Në fund Hoxha sqaron se nuk kanë pasur në gjithë këto vite asnjë ftesë për të qënë pjesë e mbledhjes së Asamblesë Vllaznia, edhe pse kanë për të folur nga sukseset tek dështimet.

Qashif Hoxha: Arroganca dhe mënyra sesi ata marrin nëpër gojë emrat tonë ose pozicionet qe kemi ne aty është e pafalshme. Ekipet U-17 dhe U-19 të Akademisë Vllaznia vitet e fundit kanë shënuar një seri suksesesh brenda e jashtë Shqipërie në kompeticionet futbollistike.

E.S./Vipsport.al/