sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare/ Të gjithë futbollistët e stafet e skuadrave të Superligës së Kosovës do të tesothen për Covid-19

Lajmi për infektimin e një prej lojtarëve të FC Dritës bëri bujë dhe vuri në rrezik rinisjen e kampionatit. Gjithsesi, duket se gjithçka është vënë në rrugën e rinisjes dhe është Federata e Futbollit të Kosovës, që vë pikat mbi “i”. Nëpërmjet një njoftimi, qeveria e futbollit të dardanëve njofton se do të testohen të gjithë pjesëtarët e stafeve dhe futbollistët e të gjitha skuadrave para se të rinisë kampionati. Në komunikatë thuhet se testet e ka siguruar Ministria e Shëndetësisë. /vipsport.al/

NJOFTIMI I PLOTË I FFK:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i IKSHPK-së, prof.dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’i siguruar testet e nevojshme për futbollistët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore të cilat do t’i kryejnë testimet tek futbollistët në çdo klub.

Andaj, FFK kërkon nga futbollistët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e parapara nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollistëve nuk do të rezultojë pozitiv në Covid-19.

Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokollin higjieno-sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t’u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollistëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK-në për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në luftimin e pandemisë Covid-19 si dhe për mirëkuptimin e tyre për rifillimin e aktiviteteve të futbollit.” /vipsport.al/