sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare / Miratohet kalendari i Serisë A, zgjidhet varianti që penalizon Interin

Asambleja e Serisë A ka vendosur sor zyrtarisht kalendarin se si do të rikthehen aktivitetet e saj në këtë edicion që rinis brenda pak javësh, pas ndërprerjes nga pandemia. Me një videokonferencë është arritur akordi për të caktuar datat e ndeshjeve dhe varianti i miratuar me votim, me siguri nuk i ka pëlqyer Interit që është skuadra më e penalizuar mes atyre tre që luftojnë për titullin kampion.

Klubet kanë votuar në unanimitet për rifillimin e aktiviteteve me ndeshjet e prapambetura të javës së katërt të fazës së dytë (Atalanta – Sasuolo, Hellas Verona – Kaljari, Inter – Sampdoria dhe Torino – Parma) në fundjavën e 20-21 qershorit ndërsa më pas ndeshjet e radhës sipas kalendarit do të programoheshin nga 22 qershori në vijim.

Ndërkaq, është miratuar edhe kërkesa e Ministrit për Sportin, Vinçenco Spadafora, që të rinisej me Kupën e Italisë, duke zhvilluar ndeshjet e mbetura gjysmëfinale më 13 dhe 14 qershor dhe finalen më 17 qershor. Një variant ky që nuk kënaq Interin i cili nëse do të shkonte në finale, do të ishte i detyruar të lunate 3 ndeshje në 6-7 ditë, ndërsa Lacio dhe Juventusi nuk e kanë këtë pengesë pasi nuk kanë ndeshje të prapambetura. /vipsport.al/