Zyrtare/ Mbaron pas gjashtë muajsh aventura e sulmuesit me Teutën

Idelino Gomez erdhi te Teuta në merkaton e dimrit si nje lojtar, i cili do i jepte me shumë ofensivës së klubit durrsak, por nuk ka rezultuar kështu. Gjiganti i sulmit nuk ka arritur të ambientohet dhe të jetë efikas për skuadrën e Edi Martinit.

Presidences i ka humbur durimi dhe nuk kane pritur të kalojë pandemia për të mbyllur sezonin, por kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin. 26-vjeçari arriti vetëm një herë të vendosë emrin e tij në listën e golashënuesve në një barazim 1-1 të Teutës me Luftëtarin. Gomez grumbulloi 449 minuta si lojtar i Teutës. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi durrsak në rrjetet sociale. /vipsport.al/