Zërat për një rikthim te Barcelona, shoku i Nejmar te PSG zbulon të ardhmen e brazilianit

Është përfolur shumë një rikthim i Nejmar te Barcelona dhe duke qenë se nuk u arrit në sezonin e kaluar, këtë verë do të ishte një tjetër mundësi që palët të ribashkoheshin. Tashmë, koronavirusi do të lejë pasoja në anën ekonomike të klubeve dhe te Barcelona kanë dalë të hapur mbi këtë temë.

Megjithatë, sërish zërat e transferimit nuk kanë pushuar, por së fundmi një prapaskenë ka zbuluar miku i tij te PSG, Paredes. Argjentinasi shprehet se flet shpesh me sulmuesin dhe ai do të qëndrojë në Francë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Unë dhe Nejmar flasim gjithnjë. Edhe në këtë kohë pandemie nuk kemi rreshtur së foluri. Të gjithë më pyesin se çfarë do të bëhet me Nejmar në të ardhmen, saktësisht në vitin e ardhshëm. Por, kjo është shumë e thjeshtë pasi ai do të jetë këtu në Francë, do të qëndrojë te PSG”, u shpreh Paredes. /VipSport.al/