Zendeli: Dua të arrij Formula 1, më pëlqen Hemilton dhe Ferrari

Lirim Zendeli është i vetmi person që mund të arrijë të bëjë shqiptarët krenarë, duke parë një bashkatdhetar teksa garon në Formula 1. 20-vjeçari për momentin është pjesë e Formula 3 me skuadrën e “Toyota Castrol Racing”, me kampionatin që nuk ka nisur akoma për shkak të pandemisë. Në një intervistë për “Super Sport”, piloti i lindur në Gjermani tregon rreth objektivave dhe të preferuarve të tij.

PËRGATITJA NË KOHË PANDEMIE- Është pak më ndryshe sesa futbolli, pasi përgatitemi me simulator, por gjithsesi na mungon pista, që është tjetër gjë.

RIKTHIMI I FORMULA 3- Ne kemi planifikuar të rikthehemi më 7 qershor në Austri, ku është gara e parë dhe më pas do shohim nëse do të vazhdojmë apo jo. Megjithatë rëndësi ka që kemi vendosur të rikthehemi.

PILOTI I PREFERUAR- Unë jam fans i Hemilton, që është shumë pilot agresiv. Më pëlqejnë shumë pilotët egoistë.

NJË DITË TE FORMULA 1- Padyshim që ajo është maksimumi në këtë sport dhe unë e kam ëndërr që një ditë të arrij të garoj në Formulën 1. Besoj se kjo është arritje për një shqiptar dhe për mua në veçanti.

ADAC Formel 4, 13. – 15. Lauf Nürburgring 2017 – Foto: Gruppe C Photography

SKUDERIA E PREFERUAR- Në fakt tani për momentin po dominon Mercedes, por edhe vetë Hemilton e ka pranuar që ëndrra e çdo piloti është që një ditë të drejtojë një makinë Ferrari.

ECJA NË RRUGË ME MAKINË- Jam i kujdesshëm. Vetëm në muajt e parë pasi mora patentën, kisha pak adrenalinë, por tani jo më. /vipsport.al/