Zbulohet e dashura e re e Nojer, la gruan për një adoleshente që i ngjan… gruas

Manuel Nojer më në fund del hapur. Portieri i Bajern Mynih dhe i përfaqësueses gjermane, vetëm 4 muaj pasi zyrtarizoi divorcin me gruan e tij, Nina, rezulton se është i lidhur me një tjetër bjonde.

Ajo që ka çuditur mediat gjermane është se 34-vjeçari ka zgjedhur që partnerja e tij e re të jetë adoleshentja 19-vjeçare Anika, e cila i ngjan tmerrësisht shumë ish-bashkëshortes së tij. Studentja e Akademisë së Modës jo vetëm i ka rrëmbyer zemrën Nojer, por edhe është bërë pjesë e jetës së tij, pasi të dy jetojnë tashmë bashkë në vilën e tij luksoze pranë liqenit Tegernse. Çështja duket serioze, aq sa ai ia ka prezantuar Anikan edhe mamasë së tij, Marita.

Ashtu si ish-gruaja e Nojer, Nina, Anika ka passion për kuajt por sidomos për hendbollin, pasi është lojtare në Bundesligën 2. Çifti stërvitet bashkë në oborrin e vilës, ku Nojer ka instaluar porta për të dy sportet. /vipsport.al/