Zbulimi i Teutës për “VipSport”, Vila: Ja synimet e mia, tani i druhemi vetëm vapës!

Për Lorenco Vilën nuk ka qenë e lehtë kjo periudhë, e megjithatë mungesën e futbollit po e kompenson në bregdet. Mesfushori nuk e kishte menduar që kjo situatë do të zgjaste kaq shumë, gjithsesi thekson se ngjeshja e ndeshjeve do të jetë e përballueshme. Në një intervistë të dhënë për “VipSport.al”, 21-vjeçari rrëfen se po stërvitet çdo ditë, duke respektuar programin e dhënë prej stafit teknik. Shpreson që qeveria të japë lajmin për rinisjen e aktivitetit, pasi Teuta nuk ka në plan që të heqë dorë nga objektivat. Kupa e Shqipërisë është zyrtarisht në planet e “djemve të detit”, ndaj edhe durrsaku paralajmëron se do të bëjnë çmos ta marrin këtë trofe që i çon automatikisht në zonën “Euro”.

-Ju si futbollist i ekipit Teutes si po e përballoni këtë situatë?

Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për shkak të pezullimit, por jemi munduar të punojmë në kushtet që kemi. Unë jam stërvitur çdo ditë brenda orarit të caktuar, por kam kaluar dhe shumë kohë në bregdet. Tashmë që jam me familjen nuk ndihem shumë keq.

-Tashmë që e keni mësuar, stërvitjet nisin nesër dhe në 3 qershor luhen ndeshjet zyrtare… Kjo periudhë mendoni se ju shkon përshtat për tu përgatitur fizikisht?

Unë mendoj se kjo nuk do të ndikojë. Do të përgatitemi mirë për të luajtur të gjitha ndeshjet deri në fund dhe pa probleme, pasi i kemi kushtet për të mbajtur veten në tonus. Shpresoj shumë që të rinisi sa më shpejt pasi dhe kohën nuk e kemi ne dispozicion.

-Po të ardhmen, si e sheh?

Është ende shumë heret për të folur, por unë shpresojë të vazhdojë të shënoj sa më shumë gola dhe të ndimojë ekipin drejt objektivave për pjesën tjetër mendon klubi.

-A mendoni se mbas kësaj situate do jeni në gjendje të rimëkëmbeni dhe të vendoseni në 3-shen e renditjes?

Realisht shanset i kemi, pasi kemi një ekip me shumë cilësi brenda. Po, shpresoj shumë te kompeticioni i Kupës së Shqipërisë. Është një mundësi e mirë për të marrë një trofe dhe për të shkuar në Kupat e Europës, derisa janë edhe më pak ndeshje.

-Me rinisjen e futbollit do të ketë ngjeshje të ndeshjeve, ndërkohë që edhe temperaturat pritet të jenë të larta. Sa torturuese do të jetë kjo për një lojtar?

E vertët është ditëtë po behen gjithnje e me të nxhehët, por shpresoj që kur të rinis kampionati ndeshjet të zhvillohen në mbrëmje, pasi dhe tempertaurat janë më të ulta dhe s’do jetë shumë torturese për ne.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories