sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ylli i Teutës: Hapni futbollin, ku ndjeheni më të sigurt te liqeni apo në stadium?

Është një nga futbollistët më të spikatur të Kategorisë Superiore dhe kërkon të rikthehet sa më shpejt të ushtrojë profesionin dhe pasionin e tij. Bëhet fjalë për talentin e Teutës, Sherif Kallaku, i cili nëpërmjet Instagram ka theksuar se stërvitjet duhen lejuar pasi hapësira e madhe që kanë futbollistët e bënë të mundur zbatimin e rregullit të distancimit.

Kallaku ka krahasuar edhe një foto të stërvitjes së duursakëve me grumbullimin e njerëzve që bëhet ditëve të diela nga liqeni i Tiranës, ku rreziku i infektimit sipas mesfushorit është dukshëm më i madh. Ndërkohë, në krahasimin e Kallakut nuk ka munguar edhe një foto nga emisioni e “E diela shqiptare”, ku sërish ka shumë njerëz në shumë pak metra.

Ndaj, për 22-vjeçarin është e kotë pritja, pasi stërvitjet e futbollistëve në stadiume përbëjnë një rrezikshmëri minimale dhe thirrja e tij është e qartë: “Hapni futbollin”. /VipSport.al/