sex hikayeleri porno izle kartal escort

Xherrard e ka dhënë mendimin e tij, Reinxhers vendos për të ardhmen e Florian Kamberit

Florian Kamberi në merkaton e dimrit arriti të plotësojë dëshirën e tij, duke lënë Hibernianin dhe u transferuar te Reinxhers, ku e priti me krahë hapur trajneri Stiven Xherrard. Sulmuesi nuk luajti shumë për shkak të ndalesës prej koronavirusit, por për aq ndeshje sa zbriti në fushë tregoi cilësi mjaft të mira dhe premtuese.

Kamberi ka zhvilluar vetëm një ndeshje si titullar, teksa ka zbritur 6 herë në fushë në kampionat për skuadrën e Xherrard dhe është autor i një goli spektakolar në një barazim 2-2 ndaj St Xhonston. Kaq ka mjaftuar për sulmuesin e kombëtares sonë dhe atë që s’e bëri Grezda e bën Kamberi. “Football Insider” mëson se trajneri Xherrard është bindur plotësisht nga bomberi dhe e dëshiron në skuadër për shumë kohë.

Aktualisht ai është i huazuar te gjigantët skocezë dhe marrëveshja e tyre me Hibernianin përfunon këtë verë. Raportohet se Kamberi e cilëson si një mundësi që të vjen një herë në jetë transferimin te Reinxhers dhe është plotësisht i mendimit për të qëndruar nën urdhrat e Xherrard. Ky i fundit ka shprehur pëlqimin e tij dhe prej ditësh kanë nisur tratativat.

Hibernian nga ana e tyre nuk pritet të bëjnë rezistencë, por do të kërkojnë të fitojnë para nga sulmuesi. Mediet vendase flasin për një marrëveshje prej rreth 7 milionë paund për 25-vjeçarin, i cili në rast se do të arrinte të bëhejt pronë e Reinxhers do të kompletonte një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. /viosport.al/